DETAJE/Rrëmbimi i biznesmenit nga Elbasani, policia arreston autorin

DETAJE/Rrëmbimi i biznesmenit nga Elbasani, policia arreston autorin

170
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të dyshuar për  tentativë rrëmbimi ndaj biznesmenit Aurel Guni, i cili është edhe këshilltar i PDIU-së në Këshillin Bashkiak të Elbasanit.

Zyrtarisht policia bën me dije se në vijim të ngjarjes të ndodhur më datë 28.12.2018 në lagjen “Haxhias”, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Bexhet Mosmuça, 39 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, pasi pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe Bexhet Mosmuça, (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin.

– F.C., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit A.G, për të tërhequr kallëzimin.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në banesën e shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin B.M., ndërsa për shtetasen F.C., për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY