DETAJE/Masakra e Elbasanit, 18 plumba për të vrarë Endrit Alibej

DETAJE/Masakra e Elbasanit, 18 plumba për të vrarë Endrit Alibej

606
0
Shares

Detaje të reja mësohen për atentatin e djeshëm në Elbasan.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për një vrasje profesionistësh.  BW shkruan se  makina ka marrë 18 plumba në krahun ku ndodhej 34-vjeçari dhe 7 në sediljen e pasme ku gjendej turku.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë.

NGJARJA

Sipas policisë, atentatorët u kanë zënë pritë viktimave ndërsa të tre ishin futur në automjet dhe po bëheshin gati të lëviznin drejt Elbasanit me një fuoristradë me targa të huaja.

VIKTIMAT 

Pas hapën zjarr drejt makinës, për pasojë ka humbur jetën në vend Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.

Sipas burimeve, dy personat nga Elbasani, janë të afërm me njëri-tjetrin, dajë dhe nip. Ndërkohë edhe viktima tjetër që thuhet së është shtetas i huaj nga hetimi paraprak rezulton të ishte i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave nga Elbasani.

DYSHIMET

Paraprakisht dyshohet se konflikti mes bandave ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. 3 viktimat ishin kthyer pak ditë më parë në Shqipëri, dhe se atentati  është një larje hesapesh.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY