Vrasja në Bulqizë, deputeti: Skandal, mund të ishte parandaluar, por policia harbohej...

Vrasja në Bulqizë, deputeti: Skandal, mund të ishte parandaluar, por policia harbohej në festë

201
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi shkruan se vrasja në Topojan të Bulqizës, mund të ishte parandaluar nga policia.

Ajo që e pengoi këtë gjë sipas deputetit, është fakti që policia ishte në festë dhe jo duke bërë detyrën.

Sipas tij, një ditë më parë viktima ishte konfliktuar me familjarët e nuses, ndërsa kjo e fundit kishte urdhër mbrojtje. Pikërishtr neglizhimi i këtij fakti nga policia solli degradimin e situatës.

Reagimi i deputetit:

Skandal…

Policia duke u harbuar në feste , harron ngjarjen.

Ngjarja e ndodhur para 2 ditesh ne Maqellare , mund te ishte parandaluar nese policia do te kishte bere detyren.

Ministri Lleshaj duke defryer policet , u be shkak qe te neglizhohej ngjarja.
Nese policia do kishte shkuar menjehere ne vendngjarje , nese policia do kishte ndjekur autorin , nese policia do kishte marre masa per urdhrin e mbrojtjes te se shoqes ,kjo ngjarje nok do te ndodhte.
Ky ishte “krim i paralajmeruar” dhe policia “qe s’duam” nuk beri detyren !
Ngjarje te njepasnjeshme dhe persona qe levizin lirshem me arme tregojne se policia eshte inekzistente…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY