Reagimi i fortë i gazetares: Policia është bërë për të qarë hallin,...

Reagimi i fortë i gazetares: Policia është bërë për të qarë hallin, shteti rri e bën sehir

424
0
Shares

Gazetarja e kronikës të zezë, Anila Hoxha ka një reagim të fortë pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në Elbasan, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Gazetarja sërish i adreson kritikat e saj tek policia e shtetit, e cila sipas saj, nuk ka marrë masat e duhura për këtë ngjarje, duke e nisur që me njoftimin për media, ku nuk dha shumë detaje për ngjarjen për të informuar publikun.

Hoxha shkruan se policia u mjaftua me një shkrim në WhatsApp dhe nuk dha asnjë të dhënë konkrete zyrtare për viktimat, ku kishin qënë, ngjarjet e mëparshme e në tërësi këto dhe shumë probleme të tjera, e bëjnë gazetaren ta quajë shtet fasadë.

REAGIMI I PLOTË

Para dhe pas nje krimi

Policia doli serisht te mbledhe plumba. Plumba qe u derdhen mbi 3 njerez . Policia u mjaftua me dy gisht shkrim ne Whats up ne grup per njoftuar cektazi se cfare kishte ndodhur. Asnje e dhene konkrete zyrtare, vec informacionit medioker se ne iks vend u qellua dhe punohet qe ngjarja te zbardhet. A kishin emer viktimat , nga ishin , ku kishin qene, sa persona qelluan? Asgje prej tyre !!

Dhe ky nuk eshte sekret hetimor, eshte detyrim ligjor per te informuar publikun. Dhe as me Whats up jo,  por te dilet me ze e figure , sic i ngjisin podiumet kur duan te mburren per gjobat .

Policia mbreme numeroi serisht plumbat e derdhur ne nje atentat te llogaritur dhe te planifikuar. Prokuroria hesht per krimin.

Nese do te kemi parasysh qytetin ku ndodhi atentati dhe perplasjet mes dy grupeve ne Elbasan, vras mendjen cbejne ata ekspertet e hetimit parandalues? Zero informacion operativ. Zero informacion paraprak. Policia eshte bere per te qare hallin. Sherbimi informativ po ashtu. Prokurori zere se nuk egziston. Shto edhe yshtjen ” ata po lajne hesapet, ata kishin llogari te prishura droge”

Dhe shteti rri e ben sehir. Inegzistent. Trafikantet shesin e blejne droge sikur te ishte rrobe gabi, dhe kur u prishet peshorja, ska gje do ta rregullojne me plumba. Le te vriten thote shteti

Grupet vazhdojne te presin gjoba. Ska gje, do sqarohen me plumba

Nga burgjet vazhdohet te porositen krime, ska gje

Mjafton qe policet mos te pine kafe brenda orarit, mjafton qe policet mos te jene ne kryqezime, mjafton qe te duken bukur. Shtet fasade!!!

Gjate gjithe dites se djeshme deri ne mbremje u gjenda ne Elbasan. Persa kohe ne tavoline isha me gazetare lokale , i pyeta shpesh per Elbasanin. Isha kurioze te degjoja cfare ishte bere me Suel Celen, dhe pse e di qe ende nuk eshte arrestuar. Isha kurioze per Capajt, apo perse Elbasani vazhdon te jete kaq i veshtire, njejte si Vlora dhe Shkodra

Dhe me kujtohet ai aksioni blic ne Vlore kur pasi thane se e krehen Vloren mire e mire , nxoren prej andej njerin me arme pa leje. Lajm i bujshem shume, rendi u vendos, krimi u zmpraps !

Ne Shqiperi vazhdojne te kryhen operacione te zhurmshme, prej te cilave grupet vetem sa gervishen. Sa ju bllokohet ndonje makine apo u kapen ca fisheke, per te cilat policia lokale ju pergjerohet se do tua ktheje. Prokuroria fle , ne gjumin me te rende qe mund te kete patur nje institucion. Krimet e renda kane rene, prokuroret aty numerojne ditet, dhe merren me ceshtje qesharake. Edhe ajo historia e bujshme e sekuestrimit te ca makinave te nje qytetari nga Elbasani u mbyll. Show vetem show

Ska asnje emer ende kush e vrau Ervin Dalipaj dhe shokun e tij. Kush e vrau Edisonin e 7 pallateve? Kush e vrau ish policin Bercama dhe bashkejetuesen me te ? Ka nje liste emrash te vraresh , qe te gjithe e dime se nuk u vrane per ceshtje banale, por nga bandat

Cdo fund vit ka vrasje, lahen hesape por hetuesit nuk tunden. Nuk ndryshojne menyren si duhet parandaluar e si duhet te jete prezent shteti per te arrestuar ” porositesit ” . Cili qytet e ka radhen per tu tronditur nga atentate si i mbremshmi , Vlora , Durresi apo Shkodra?

Dhe per ta mbyllur. Ngjarjet sa per fasade do te tregohen keshtu ” policia blindon Elbasanin, kryhen kontrolle…Lleshi takim me drejtoret dhe shefat per te folur per floten e policise “

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY