Një ditë pasi Kryeministri Edi Rama e njoftoi se nuk do të ishte më ministër i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati e ka marrë me shumë sportivitet këtë vendim.
Rama i kërkoi të jetë i përkushtuar në zonën elektorale të tij për zgjedhjet vendore, çka do të thotë se ish-ministri do të ketë përgjegjësi të tjera.
Mesa duket ai ka zbatuar me përpikmëri urdhërat e Ramës, duke u rikthyer menjëherë në Shkodër.
Së fundmi, Bushati ka publikuar disa foto nga shtëpia e pushimit të të moshuarve në Shkodër, ku ka marrë pjesë në një festë të organizuar për ta me rastin e fundvitit.
Një ditë të këndshme festive në shtëpinë e pushimit të moshuarve në #Shkodër. Ju urova festat e fundvitit duke shprehur mirënjohjen e pafund për këtë brez të shoqërisë, që na japin shembullin e sakrificës. #Gëzuar2019”, shkruan Bushati.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/