FOTO/Nuk merr pjesë në festivale, Greta Koçi tregon arsyen

FOTO/Nuk merr pjesë në festivale, Greta Koçi tregon arsyen

160
0
Shares

Greta Koçi ka disa kohë që nuk merr pjesë në festivale duke na bërë të dyshojmë shpeshherë se mos ndoshta ka vendosur të heqë dorë.

Pavarësisht kësaj, këngëtarja ka publikuar projekte me këngë që janë kthyer në hite. Ajo është tejet aktive dhe në rrjetet sociale, ku së fundmi në InstaStory i është përgjigjur një pyetje të një fansi të saj.

Greta ka shuar kureshtjen e saj, por dhe të tjerëve, duke treguar se pse nuk konkurron në festivale.

Ja përgjigja e Gretës:

Së pari, për ju që i shihni, festivalet janë argëtuese, por për ne që i kemi provuar është ‘strapacuese’. Gjithsesi mendoj se Shqipëria është ndër vendet e vetme ku bëhen ende festivale. Në botë bëhen ndarje çmimesh, vlerësim të këngëtarëve dhe hiteve të tyre gjatë një viti. Tek ne edhe kur tentohet të bëhet kjo, nuk ka vlerësim të ndershëm. Ka konjuktura, intriga. Nuk bëhen festivalet dhe garat që fituesi të dihet që më përpara se cili do të jetë, se është miku i këtij, miku i ati. Në art s’ka miq, s’ka hatër. Në art ka konkurim të ndershëm dhe vlerësim, për të gjithë artistët që lodhen shumë për t’i dhënë muzikë të mirë këtij vendi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY