Ndryshimet në qeveri, Kokëdhima: Rama, mbreti lakuriq

Ndryshimet në qeveri, Kokëdhima: Rama, mbreti lakuriq

115
0
Shares

Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka reaguar pas ndryshimeve të fundit në qeverinë e Ramës.

Kokëdhima shkruan se ministrat e rinj nuk kanë asnjë lidhje me bazën socialiste dhe me inteligjencën e shquar të Shqipërisë.

Sipas tij, Rama kujton se duke hequr ca ministra të kapur në flagrancë në vjedhjen galopante të pasurive dhe financave të këtij vendi, liron sadopak lakun në fytin e tij.

Kokëdhima vijon më tutje të komentojë dhe zgjedhjen e ministrave, duke shtuar se kryeministri po thur truke për të shpëtuar.

REAGIMI I PLOTË

Rama, mbreti lakuriq!

Më në fund e kuptoi, që shqiptarët kanë kohë që janë syhapur dhe po e shohin ashtu siç është i vërtetë e ka qenë për më shumë se 5 vite e gjysmë: lakuriq dhe i vetëpërdorur nga bordellot e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sot Edi Rama i tmerruar nga ajo që shikon në  pasqyrën e popullit rrëmbeu me shpejtësi 8 gjethe fiku dhe u fry sërish, duke e shitur veten si të “rilindur” edhe një herë. Emërimet e tij në qeveri janë skandaloze. “Qeveria e Re” përbëhet përgjithësisht nga njerëz me profil shumë të ulët, është e mbushur me kukulla, servilë e lajkatarë. “Qeveria e Re” do jetë po aq e korruptuar, e paaftë, e paditur, e kriminalizuar, antipopullore dhe antidemokratike sa qeveria e mëparshme.

Ministrat e Ramës nuk kanë asnjë lidhje me inteligjencën e shquar të Shqipërisë dhe as me bazën socialiste. Ndryshimet në qeveri nuk do zgjidhin asnjë problem. Edi Rama dhe e gjithë elita e kalbur politike e drejtuese është problemi i vërtetë i Shqipërisë. PS dhe PD, veçmas apo së bashku, nuk mund t’i japin Shqipërisë asnjë qeveri të denjë. Ato kanë vjedhur, plaçkitur dhe shtypur shqiptarët sistematikisht këto 28 vite. Mafiet e partive të vjetra kanë grabitur miliarda dhe në marrëveshje të plotë me njëra tjetrën e kanë rrëzuar plotësisht sovranitetin e popullit tonë. Asnjë qeveri e tyre nuk mund të jetë e popullit dhe për popullin.

Dy ish zv.ministra me origjinë nga Kosova kanë zënë vendet e ish-ministrave të tyre në krye të Arsimit dhe të Punëve të Jashtme. Me këto emërime Rama synon të kompleksojë studentët protestues në Shqipëri dhe të mbulojë përfshirjen e tij personale në realizimin e planit të Vuçiçit për t’i dhënë Serbisë Mitrovicën e Veriut, liqenin e Ujmanit dhe disa territore të tjera Shqiptare.

Rama kujton se duke hequr ca ministra të kapur në flagrancë në vjedhjen galopante të pasurive dhe financave të këtij vendi, liron sadopak lakun në fytin e tij. Dje ai doli përpara të ashtuquajturës udhëheqje të PS-së dhe recitoi projektin “Kokëdhima” të para 5 viteve, për demokratizimin e Partisë Socialiste dhe reformimin rrënjësor të administratës shtetërore të cilin ai e luftoi me çdo mjet. I zhytur deri në grykë në llumin e krimit të organizuar, ai nuk lë truk pa përdorur.

Shqiptarët i urrejnë, nuk i shohin dhe nuk i durojnë  dot më në skenë as Ramën dhe as PD+LSI-në. Shqipëria po lëngon dhe është marrë peng nga këto klane hajdutësh e kriminelësh, që tashmë e kanë të shkruar në ballë se janë autokratikë dhe antishqiptarë.

E vetmja zgjidhje shpëtimi, është krijimi urgjent i një qeverie me bazë të gjerë, për të përgatitur një reformë rrënjësore zgjedhore, reformën kushtetuese dhe zgjedhje të vërteta demokratike. Vetëm duke përmbysur urgjentisht këtë elitë politike, Shqipëria do të rigjejë shpresën dhe besimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY