Mesazhe kundër Krishtlindjeve, dëbohet nga Italia shqiptari: Ekstremist i rrezikshëm

Mesazhe kundër Krishtlindjeve, dëbohet nga Italia shqiptari: Ekstremist i rrezikshëm

128
0
Shares

Një shqiptar është dëbuar nga Italia, pasi publikoi mesazhe kundër festës së Krishtlindjeve në faqen e tij në Facebook.

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte lidhje me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urrejtjes raciale.

Shqiptari, i identifikuar si Shaban Caca akuzohet për aktivitet antisemit ekstremist e konsiderohet një person i rrezikshëm për sigurinë kombëtar.

Atij i është ndaluar hyrja në territorin italian për 10 vitet e ardhshme.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka reguar pas arrestimit dhe ka falenderuar autoritetet policore të Padovës duke u shprehur se “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë.

Hetimet ndaj tij janë kryer nga Antiterrorizmi italian i Policisë së Padovës në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës. Së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY