DETAJE/Vranë dhëndrin, polica zbardh ngjarjen e rëndë në Dibër

DETAJE/Vranë dhëndrin, polica zbardh ngjarjen e rëndë në Dibër

203
0
Shares

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dibër, ku njerëzit e nuses vranë dhëndrin si pasojë e një sherri në familje.

Sipas burimeve nga policia, janë arrestuar 3 persona, 2 prej të cilëve janë vëllezër. Ngjarja kishte të bënte me një konflikt të një dite më parë, ku  Adriatik Jella, rreth 40 vjeç, i preu veshët vëllait të bashkëshortes,  pasi ai i kishte kërkuar llogari se pse i kishte dhunuar motrën.

Mësohet se Jella u nis drejt fshatit të gruas së tij, Gjoricë dhe sapo hyri në banesë, plagosi një prej anëtarëve të kësaj familje. BW shkruan se duke u gjendur në këto rrethana, thuhet se vjehrri i tij ka marrë një dru dhe e ka goditur në kokë dhëndrin.

Ky i fundit humbi jetën duke shkuar në spital.

NJOFTIMI I POLICISË 
Policia zbardh e dokumenton plagosjen me mjet prerës të 2 shtetasve, si dhe vrasjen me thikë të autorit të dyshuar të plagosjes së tyre.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit:

– V.Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim;
– G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY