FOTO/ Fier, finalizohet “Marinza”, sekuestrohen 78 kg kanabis, një në pranga

FOTO/ Fier, finalizohet “Marinza”, sekuestrohen 78 kg kanabis, një në pranga

109
0
Shares

Janë sekuestruar 78 kg kanabis në Fier.
Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Marinza”, mbi bazën e informacionit të marë, u ndalua mjeti Furgon i tipit Fiat, me targa AF 670 RB. Ngjarja ndodhi në dalje të qytetit të Roskovecit, rreth orës 04:00 të mëngjesit. Nga kontrolli i ushtruar në mjet në pjesën e pasme u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva e ndarë në 73 pako të mbështjella me natriban me peshë rreth 78 kg.
Lënda e dyshuar narkotike ishte e presuar në pako dhe e mbështjellë posaçërishtë me qëllim për t’u trafikuar më pas jashtë vendit me destinacion Italinë.
Policia thotë se edhe automjeti Furgon dyshohet se është i trafikuar në Shqipëri.
Në pranga ra drejtuesi i mjetit Fabian Tomorri, 30 vjeç, banues në fshatin Velmish, Roskovecë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 78 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, automjeti tip Fiat dhe 3 aparate telefoni celularë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë dhe “Trafikim i mjeteve motorike” parashikuar nga Nenet 283, 283/a e 22 dhe 141/a të Kodit Penal.

'Droga

'Droga

'Droga

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY