Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Ministrat e rinj të qeverisë, a duhet të ikë dhe Rama?

28/12/2018
FOTO/Ministrat e rinj të qeverisë, a duhet të ikë dhe Rama?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama i lajmëroi vetë ndryshimet në qeverinë e tij, duke theksuar se largimi i ministrave do të kishte një rol pozitiv.

7 ministra u larguan  nga kabineti dhe u zëvendësuan me të tjerë, të cilët Rama shkurtimisht i prezantoi vetë.

Por kush janë ministrat e rinj që do të drejtojnë disa nga ministritë më të rëndësishme në vend? A ishte strategjike vendosja e këtyre emrave? A shpërbleu Rama socialistët që i kanë qëndruar afër gjithmonë?

Po risjellim në vëmendje disa prej tyre:

  1. Besa Shahini e cila ishte zv. ministre e Arsimit është emëruar ministre e Arsimit. Lindita Nikolla ishte qendra e uraganit dhe pas protestës së studentëve ajo mori goditjen e fundit.

Përsa i përket Besa Shahinit, ajo është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Shahini ka master nga Hertie School of Governance në Berlin. Në një intervistë të hershme, ajo shprehej se punën me qeverinë shqiptare e shikonte si një mundësi për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, Kosovë dhe Shqipëri.

2. Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Gent Cakaj ka qënë kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.  Cakaj fillimisht ishte bërë këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama, ndërkaq brenda pak kohësh ishte emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

3. Ministri i Bujqësisë

Në vend të Niko Peleshit, u emërua Bledi Çuçi. Ai ka qënë ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ai që mbajti peshën kryesore për reformën territoriale. Çuçi ka qenë në Belgjikë për studime në periudhën tetor 1997-tetor 1998.

Më poshtë pjesë nga  CV-ja e Çuçit.

 

 

4. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Balluku ka mbajtur postin e zëdhënëses së Ramës, kur ai ishte kryetar i Bashkisë në Tiranë.

SHKRIM PËR BELINDA BALLUKUN 

5. Ministrja e re e Kulturës, Elva Margariti. Ajo është me profesion arkitekte dhe ka mbajtur postin e zëvendes ministres. Së fundmi ishte dhe Koordinatorja Kombëtare e Programit “100 Fshatra’.

6. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos. Shalsi njihet si krahu i djathtë i Ramës. Kujtojmë se ai ka qënë drejtor në Bashki, asokohe kur Rama ishte në drejtim të saj.

KLIKO PËR INFORMACIONE 

7. Elisa  Spiropali, ministre për marrëdhenie me parlamentin.  Spiropali ka qenë sekretarja për rininë në Partinë Socialiste.

Anila Ademi emërohet në vend të Arben Ahmetaj. I bujshëm është dhe vendosja e Erion Braçës si  zëvendës i Ramës, në postin e zv.Kryeministrit.

Rama do t’i besojë atij disa projekte të rëndësishme sic ai vetë u shpreh. Braçe është dhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe shpeshherë ka bërë ‘opozitën’ mes mazhorancës.

Të gjitha këto ndryshime vijnë si rrjedhojë e një krize që kaploi brenda socialistëve. Protestat e studentëve, banorëve të Astirit, artistëve, denoncimet e opozitës dhe pakënaqësitë e njerzve padyshim i lanë qeverisë njollën e zezë. Rama disa herë e ka pranuar që njerëzit dhe kritikët kanë të drejtë të jenë të acaruar dhe të pakënaqur me qeverisjen e kabinitetit të tij, por nuk e pranon largimin dhe as opsionin e tërheqjes, pasi sipas tij qytetarët zgjidhjen e gjejnë vetëm tek qeveria e tij.

Pyetja që çdokush do të ngrinte natyrshëm do të ishte: A do ta shpëtojë këtë vend formatimi i qeverisë ? Mos vallë duhet dhe rrëzimi i kryeministrit?

K.Balliu/DRONI.al

Tags: ministrstndryshime qeveriRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.