Sherr në mbledhje, procedohet penalisht ish-zyrtari i Ministrisë së kulturës

Sherr në mbledhje, procedohet penalisht ish-zyrtari i Ministrisë së kulturës

160
0
Shares

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht, ish-Drejtorin e Agjencisë së të Drejtave të Autorit, organizatë e licencuar nga Ministria e Kulturës.

TV klan shkruan se këtë të enjte, në mënyrë të dhunshme, Zamir Sukniqi ka prishur mbledhjen e kësaj Agjencie, duke qëlluar më grushte drejtuesit aktualë.

Për sherrin kanë marrë dijeni blutë e Tiranës, të cilët kanë bërë shoqërimin e Sukniqit në Komisariatin nr. 2.

Drejtuesit aktuale së Drejtorisë së të Drejtave të Autorit kanë sqaruar në polici se Sukniqi ka qenë i dehur kur ka prishur mbledhjen dhe ushtruar dhunë mbi pjesëmarrësit. Zamir Sukniqi është mbajtur në Komisariat për disa orë dhe do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, për akuzën e vetëgjyqësisë.

Pse u shkarkuar Zamir Sukniqi?

Zamir Sukniqi u shkarkua nga detyra e Drejtorit për keqmenaxhim dhe për abuzime me fondet e Drejtorisë së të Drejtave të Autorit në Ministrinë e Kulturës.

Ai u gjet në konflikt interesi në kryerjen e kësaj detyre, pasi ishte aksioner në një kompani private.

Sipas Tv Klan, gjithashtu ai kishte braktisur detyrën për periudha të gjata kohore për udhëtime jashtë vendit dhe nuk kishte asnjë tagër ligjor për të përfaqësuar këtë institucion në organizma ndërkombëtare. Ai ka tërhequr para nga llogaria e institucionit, por asnjëherë nuk i ka bashkangjitur dokumentacion se ku janë shpenzuar ato.

Për të gjitha këto shkelje, ai u shkarkuar nga detyra.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY