Gjendet i pajetë në burgun grek një shqiptar, gazetari: I injektuan gjilpëra,...

Gjendet i pajetë në burgun grek një shqiptar, gazetari: I injektuan gjilpëra, po fshehin ngjarjen

343
0
Shares

Një tjetër shqiptar është gjetur i pajetë në burgun e Greqisë. Gazetari Gëzim Shekaj ka dhënë lajmin për të riun.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari jep detaje për ngjarjen.

Sipas tij, Gëzim Shekaj, 33 vjeç, nga Vlora, është gjetur i vetëvarur në qelinë e burgut të psikiatrisë, sot në Koidalo të Athinës, Greqi.

Deri më tani, janë 13 viktima për këtë vit në shtetin grek ndërsa nga ana e autoriteteve tona nuk ka asnjë reagim.

Postimi i gazetarit

“I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç, kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi.

Në tre muajt e fundit, Gëzimi është i katërti shqiptar që humb jetën në burgjet greke. Alarmant është fakti se lidhur me këtë rast nuk kanë shkruar as mediat greke, ndërsa sipas shqiptarit, policia po tenton të fshehë ngjarjen.

Këto ngjarrje ndodhin në një kohë kur në Ambasada jonë në Greqi është kthyer kundër interesave të shtetasve të saj, kur bëhet fjalë për të tilla vrasje.

Por paralel me hetimet e shtetit shqiptar ndaj kesaj vdekje duhet te hetohet njëkohësisht edhe indiferentizmi dhe sjellja e kësaj amabsade ndaj familjeve të viktimave dhe gazetareve shqiptar. Kemi 4 vetvrasje ne burgjet greke dhe 9 vrasje te ndryshme…per këtë vit numri i viktimave shqiptar shkon ne 13-të…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY