Vrasja në Laprakë, si u qëlluan dy të rinjtë, policia identifikon autorin

Vrasja në Laprakë, si u qëlluan dy të rinjtë, policia identifikon autorin

134
0
Shares

Autori i atentatit me armë në Laprakë është një 19-vjeçar nga Puka. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa policia nuk bën detaje të tjera me dije për shkak të hetimeve.

Mësohet se 19-vjeçari është nisur nga një konflikt për të kryer vrasjen.

Konflikti 

Deri më tani, referuar kamerave të sigurisë dhe hetimeve paraprake, policia ka zbardhur faktin se 17 vjeçarja nga Mirdita, që humbi jetën ka qenë në lokal me të riun  në orët e pasdites.

Po në atë lokal kanë qenë dhe autori i krimit së bashku me një person tjetër.

Këtat ë fundit kanë qenë të ulur në një tavolinë tjetër. Policia ka dyshime se mes djemve ka pasur një konflikt  brenda lokalit, që ka detyruar Erion  Bengon të dilte jashtë bashkë me vajzën.

Ata kanë qenë  të hipur në makinë kur është afruar autori dhe ka qëlluar të paktën 4 herë.

Për pasojë 17 vjeçvarja ka marrë plagë në kokë, dhe humbi jetën në vend, ndërsa 23 vjeçari mori një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY