Një ndalesë-një kontroll, Lleshaj njofton ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

Një ndalesë-një kontroll, Lleshaj njofton ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

135
0
Shares

Kontrollet e dyfishta në pikën kufitare me Kosovën do të hiqen.

Këtë lajm e ka dhënë vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili shprehet se policitë e dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruan në Twitter:

Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.

Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë. 🇦🇱🇪🇺🇽🇰

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY