Vasili: Rama ndalon diasporën të protestojë, Majko rri e ha turpin me...

Vasili: Rama ndalon diasporën të protestojë, Majko rri e ha turpin me bukë

107
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas vendimit të policisë për të ndaluar protestën e shqiptarëve të Diasporës.

Vasili i drejtohet ministrit Pandeli Majko, duke e kritikuar dhe duke i kërkuar dorëheqjen, pasi sipas tij po rri dhe po ha turpin me bukë.

REAGIMI I PLOTË

Rama i çmendur ndalon diasporën të protestojë, Majko rri dhe e ha turpin me bukë.

Rama ky i çmendur pa shërim po lufton edhe me diasporën.
Pasi ua ka prurë në majë të hundës të gjithë shqiptarëve ky kryeministër i marrë i hapi luftë edhe diasporës.

Rama nuk lejon diasporën të protestojë megjithëse organizatorët kishin respektuar ligjin pikë për pikë dhe kishin bërë edhe kërkesë me shkrim.

Policia e Ramës dhe e Lleshajt konsumuan turpin më të madh të pluralizmit shqiptar.
Kjo qeveri legenësh, që organizon gjoja takime të dhembshura me diasporën, që shqyhet duke bëtë hipokrizi sikur vdiq për votën e tyre, e nxori fytyrën e saj të zezë dhe te vërtetë duke mos i lejuar të protestojnë në bulevard, se u prishka terezia publike.

Po kur e zaptonin këta të rilindjes në 2010 bulevardin me javë të tëra me çadrat e tyre dhe bulevardi qelbej era urinë prej tyre nuk prishej terezia publike.

E neveritshme është se si Pandeli Majko i pari Ministër i Diasporës në histori rri e vështron këtë turp dhe nuk jep dorëheqjen.

Gëzuar vitin e ri Pandi po ti rri kot akoma në atë zyrë.
Diasporës qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllen derën, megjithatë rri Pandi rri, nuk je as i pari as i fundit që e ha turpin me bukë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY