DETAJE/Vrasja në Laprakë, policia ushtron kontroll në banesën e autorit

DETAJE/Vrasja në Laprakë, policia ushtron kontroll në banesën e autorit

171
0
Shares

Një ditë pas atentatit me armë në Laprakë, mbeti e vrarë një 17-vjeçare  dhe u plagos i dashuri i saj, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar.

Sipas burimeve, bëhet me dije  se 19-vjeçari, i dyshuar si autor i vrasjes së B.Gj  dhe u plagosjes së 23-vjeçarit Erion Bengo nuk është gjetur në banesën e tij.

Policia thotë se motivi i kësaj ngjarje lidhet me një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njeri-tjetrit para një jave.

19-vjeçari ka ngacmuar 17-vjeçaren dhe i dashuri i saj e ka qëlluar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku vajza u qëllua me një plumb në kokë, ndërsa i dashuri i saj mori një plumb në shpinë.

Ishte 23-vjeçari i cili ka drejtuar makinën deri në spitalin e Traumës, dhe pse nuk mundi të shpëtonte të dashurën e tij.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasia B. Gj., dhe u plagos shtetasi E. B.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin, ku për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës.

Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY