VENDIMI/ Qeveria rrit pagën minimale për punonjësit

VENDIMI/ Qeveria rrit pagën minimale për punonjësit

443
0
Shares

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme propozimin rritjen e pagës minimale.

Paga minimale rritet nga 24.000 mijë lekë në muaj, në 26.000 lekë, sipas vendimit të qeverisë propozuar nga ministri i Financave Arben Ahmetaj. Në llogaritje orare, me vendimin e ri, paga minimale rritet në 149 lekë në 1 orë, nga 138 lekë në 1 orë që është aktualisht me vendimin e Këshillit të Ministrave të 3 majit 2017.

Rritjen e pagës minimale në 26.000 lekë, e njoftoi edhe më herët ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj teksa prezantoi buxhetin për vitin e ardhshëm.

Në vendimin e miratuar këtë të mërkurë nga këshilli i Ministrave dhe që i fillon efektet nga data 1 janar 2019, thuhet:

  1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.
  2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
  3. Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.
  4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
  5. Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
  6. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.

Faksimile e VKM-së së sotme, datë 26 Dhjetor 2018

Faksimile e VKM-së së datës 3 Maj 2018, aktualisht në fuqi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY