VIDEO/Rama vjen me plan B: Ligji nuk ka probleme, do ta kap...

VIDEO/Rama vjen me plan B: Ligji nuk ka probleme, do ta kap dhe këtë protestë si të tjerat…

227
0
Shares

Gazetarët kanë drejtuar pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili mbajti dhe një konferencë për studentët. Pyetjet  janë fokusuar tek fondet, GDP dhe tek buxheti i arsimit të lartë.

Gazetarët e kanë pyetur se ku do të gjenden paratë për të realizuar të gjithë 12 zgjidhjet që ai propozon, nga brenda ministrisë apo me fonde të tjera.

Rama thotë se nuk ka nevojë për ndryshime në buxhet ashtu sikurse nuk ka arsye që ligji për arsimin e lartë të ndryshohet.

Nuk kam parë asnjë fakt tamam që të më vërtetojë që gjithë pengesën e ka sjellë ligji i arsimit të lartë’, ka thënë Rama.

Ai ka folur dhe për pedagogët të cilët kanë firmosur për ndryshimin e ligjit të arsimit, duke thënë se përpara se pedagogët të shkojnë tek ligji, është mirë se secili të provojë përputhjen me ligjin, lidhur me titujt e tyre.

”Ligji nuk ka arsye pse të preket. Ligji është rezultat i vullnetit të një shumice që ka marrë mandatin e popullitl. Asnjë pakicë nuk mund të imponojë këtë vendim” tha Rama.

Pyetjes se çfarë do të bëjë kryeministri nëse studentët dalin sërish në protestë në Janar,  Rama i është përgjigjur: ‘Do ta marr drejtoj vetë protestën, ju mund të qeshni, por është e vërtetë. Do ta kap atë protestë sic i kam kapur të gjitha’.

K.Balliu/DRONI.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/773584289642579/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY