Deputeti: Takim me dyer të mbyllura në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ministrja mban...

Deputeti: Takim me dyer të mbyllura në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ministrja mban të fshehtë situatën

440
0
Shares

Ka patur disa denoncime lidhur me maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ku në një artikull nga BIRN, u zbulua se foshnjat ndërronin jetë për shkak të mungesës së inkubatorëve.

Ditën e djeshme, deputeti demokrat Bardh Spahia ishte në ambjentet e këtij materniteti, ku theksoi se kushtet janë skandaloze dhe se për këtë gjë bënte me faj ministren Ogerta Manastirliu.

Së fundmi, deputeti ka zbuluar se ajo po zhvillon një takim me dyer të mbyllur me drejtues të këtij materniteti.

‘Aktualisht Ministrja e Shendetesise ndodhet ne nje mbledhje me dyer te mbyllura me drejtuesit e maternitetit Koco Gliozheni. Eshte e qarte qe edhe mbas skandaleve te njepasnjeshme dhe gjendjes dramatike ne institucionet qe ajo drejton, shqetesimi i vetem i ministres eshte te mbaje te fshehte situaten” deklaron deputeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY