VIDEO/Rama në konferencë, zbulon vendimet që qeveria ka marrë për studentët

VIDEO/Rama në konferencë, zbulon vendimet që qeveria ka marrë për studentët

167
0
Shares

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për mediat, nga ku po prezanton të gjitha vendimet e marra nga mbledhja e qeverisë, lidhur me kërkesat e studentëve.

Kryeministri e filloi fjalën e tij me masat e marra për tarifat e studentëve, që korrespondon me kërkesën e parë të tyre.

Kryeministri njoftoi se ka ulje të tarifave duke bërë me dije dhe kategoritë. Sipas tij, qeveria do të paguajë tarifat e disa kategorive të studentëve, duke filluar nga ata mesatare të lartë tek shtresat në nevojë.

Studentët me notë mesatare mbi 9 në çdo program studimi do të marrin financimin 100% nga qeveria të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin. Në çdo program studimi do të kenë bursë prej 10 mijë lekë të reja.

”Së pari kemi miratuar katër VKM lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit. Kemi ndryshuar VKM për kufirin maksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët. Gjithashtu kemi ndryshuar një tjetër vendim për përcaktimin e kategorive të individëve për kriteret e pranimit” tha Rama.

Rama gjithashtu po flet dhe për kërkesat e tjera, si ajo e konvikteve, ku tha se me një fond nga Gjermania, ka nisur puna për mbarëvajtjen e tyre.

Ndërsa për tranpsarencën që studentët kanë kërkuar për shpenzimet, investimet e qeverisë së bashku dhe për pedagogët bashkë me CV e tyre, Rama tha se do të hapet një portal ku do të hidhet dhe publikohet çdogjë lidhur me atë që studentët kanë kërkuar të dinë, gjë të cilën ligji ua njeh si të drejtë.

Vendimet e qeverisë LIVE

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/773584289642579/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY