Mos i hani keto 5 ushqime qe te keni seks te mire

Mos i hani keto 5 ushqime qe te keni seks te mire

180
0
Shares

Kush thotë se ushqimi që konsumoni nuk ndikon aspak në performancën tuaj në shtrat, ju ka këshilluar gabim.

E vërteta është se ushqimet si arrat dhe çokollata e ngrohin atmosferën duke shtuar dozën e erotizmit, por disa lloje të tjera ushqimesh e shuajnë epshin dhe zbehin kënaqësinë e një raporti seksual.

Më poshtë po ju listojmë disa ushqime që këshillohet t’i shmangni përpara aktit seksual.

Patatet e skuqura – Sikurse te hot dog-u, yndyra e ngopur në patatet e skuqura mund të ndikojë negativisht në nivelet e testosteronit dhe qarkullimit. Sasi të mëdha të kripës mund të ndikojnë negativisht tek meshkujt që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, dhe është më e vështirë për të mbajtur ereksionin.

Hot dogu – Edhe pse hot dog-u është shumë i shijshëm, nuk është aq i mirë kur ju keni ndërmend të bëni “aktivitete plotësuese” në krevat. Në përbërjen e tij ka yndyra të ngopura që mbushin arteriet e organit gjenital të femrës dhe mashkullit dhe në këto rrethana seksi do të jetë shumë i dobët.

Toniku – Nëse ju pëlqen të pini xhin tonik, ne ju këshillojmë që ta shmangni para netëve kur e keni ndarë mendjen që do të bëni seks. Nga pijet me gaz duke përfshirë ujë mineral dhe pije të buta, ju mund të ndiheni të fryrë. Kinina, një përbërës i cili i jep shije të hidhur tonikut mund të ulë përkohësisht nivelin tuaj të testosteronit.

Mentja – Mentoli në gjethen e mentes redukton nivelet e testosteronit dhe dëshira për seks zvogëlohet. Nëse ju përtypni çamçakëz me shije mente mund të keni probleme me nxehjen dhe kjo sigurisht nuk do të jetë e rehatshme gjatë seksit.

Ushqimi i konservuar – Të gjitha ushqimet e konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit të cilat mund të shkaktojnë fryrje pasi kripa nxit mbajtjen e ujërave. /shqip

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY