Urimi për Krishtlindje, Meta tregon dhe për dhuratën që mori

Urimi për Krishtlindje, Meta tregon dhe për dhuratën që mori

139
0
Shares

Edhe Presidenti Ilir Meta u është bashkuar urimeve për festën e Krishtlindjes.

Përveçse urimit, Meta nuk ka harruar të japë një mesazh për të gjithë, duke theksuar rëndësinë që ka kjo festë për tu kujtuar njerëzve humanizmin dhe ndihmën për të varfërit.

Meta tregoi se kush ishte personi që i kishte bërë dhuratë në këtë ditë feste.

Unë kam marrë dy dhurata, një nga goca e vogël dhe një tjetër që do bëjmë dhurata, jashtë familjes atje ku ka më shumë nevojë për dhuarata,” tha Meta.

Më herët, Kreu i shtetit, postoi dhe në Facebook një mesazh urimi për të githë ndjekësit dhe sidomos besimtarëve.

Postimi në rrjetet sociale:

Të dashur miq,

Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.

Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.

Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY