VIDEO/Deputeti në maternitetin “Koço Gliozheni”: Situata katastrofë, ministria bën propagandë

VIDEO/Deputeti në maternitetin “Koço Gliozheni”: Situata katastrofë, ministria bën propagandë

116
0
Shares

Rreth 10 foshnja humbën jetën në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ sipas investigimit të BIRN, shifër e cila u regjistrua brenda pak ditëve.

Lidhur me këtë situatë, deputeti demokrat Bardh Spahia pas vizitës në këtë maternitet, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka theksuar se ende ky problem nuk merret parasysh nga ministria e Shëndetsisë.

Edhe një herë dua të thërras në vëmendjen tuaj denoncimin e tmerrshëm që bëmë ekzaktësisht një vit më parë, për situatën katastrofë ku gjenden strukturat përgjegjëse për jetën e nënës dhe fëmijës.

Në atë kohë me papërgjegjshmëri totale dhe kriminale tentuan nga strukturat e Ministrisë së shëndetësisë për të mbuluar këtë fakt, u intimiduan mjekët shqiptarë, për të mbyllur gojën, për të mos denoncuar dhe e gjitha u la në harresë’, u shpreh deputeti.

Deputeti i ka bërë thirrje ministrisë së Shëndetësisë që të mos bëjë propagandë, por të marrë masa urgjente për parandalimin e kësaj situate.

Deputeti Bardh Spahia denoncon situatën alarmante në maternitete në pergjigje të Ministres se Shendetësisë. Deklarata përpara Maternitetit “Koço Gliozheni”.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 24 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY