Qeveria hungareze: zgjedhjet e lira janë të nevojshme në Shqipëri

Qeveria hungareze: zgjedhjet e lira janë të nevojshme në Shqipëri

114
0
Shares

“ Pa zgjedhje të lira dhe demokratike, Shqipëria mund të rrëshqasë në kaos mes paqëndrueshmërisë së përgjithshme në Ballkanin Perëndimor,”-tha të enjten një zyrtar hungarez i punëve të jashtme.
“Ekonomia e zezë e bazuar në prodhimin e drogës ka shpërthyer gjatë viteve të fundit dhe të ardhurat nga droga mund të përbëjnë një pengesë të madhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Shqipëri,”- i tha MTI-së Zsolt Nemeth, kreu i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit, pasi morri pjesë në një demonstratë nga opozita Partia Demokratike e Shqipërisë (PDS) në Tiranë.
Gjatë 76 ditëve të fundit, partia ka mbajtur protesta duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të drejta. Németh tha se kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike tani nuk janë në vend, por do të ishte në kohë të mbaheshin zgjedhjet në muajt e ardhshëm.
Pasi kryeministri Viktor Orban u takua me Lulzim Bashën në një kongres të fundit të Partisë Popullore Evropiane, Nemeth vendosi që të vizitojë Tiranën.
“Qeveria shqiptare është ngulitur në rrjete majtiste dhe mbështetur nga [financuesi amerikan] Xhorxh Soros, dhe nuk është i gatshëm të pajtohet me kërkesat e PDS. Në mungesë të përmbushjes së tyre, Shqipëria ka gjasa të destabilizohet më tej në një mënyrë të ngjashme me Maqedoninë,”- tha ai.
“Interesi i Bashkimit Evropian në rajon duket se është zvogëluar kohët e fundit, por “Interesi i George Soros është jashtëzakonisht intensiv”,-tha Németh.
“Rusia dhe Turqia gjithashtu po tregojnë interes në rajon, prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen sa më parë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare,”-shtoi ai.
Németh u takua edhe me ish-presidentin dhe kryeministrin Sali Berisha gjatë vizitës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY