Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë videon e takimit me të rinjtë, në Akademinë Politike 2018 të FRPD, i organizuar me mbështetjen e fondacionit Konrad Adenauer.
Berisha nga ky takim shprehu mbështetje të plotë për protestën e studentëve, ndërsa nuk i la pas as kritikat ndaj Edi Ramës.
”Sistemi i Ramës quhet Kakistokraci, më i keqi i të këqijve. Ky është regjimi i Edi Ramës. Ky është regjimi i grushtit të shtetit”, u shpreh ai.
Sipas Berishës, sistemi që duan të ngrenë studentët është i duhuri për vendin. Berisha tha se Shqipëria nuk mund të bëhet zonjë e Europës përmes drogës dhe krimit.
“Ju keni qenë edhe jeni, pjesë e rëndësishme të asaj protestës studentore, e cila po iu bie borive anë e mban Shqipërisë me mesazhin se Shqipëria do të ecë e sigurt drejt BE-së. Të rinjtë shqiptarë do të triumfojnë, tha Berisha.
“Flamuri i studentëve është flamur i shpresës, flamur i të drejtës!" Një paralajmërim për Ramën: "Një qime floku po u preke studentëve do mjerohesh!” – Fjala e mbajtur në Akademinë Politike 2018 të FRPD, i organizuar me mbeshtetjen e fondacionit Konrad Adenauer dhe PD, me pjesëmarrjen e 120 studentëve nga i gjithë vendi, të anëtarit të Bundestagut, deputetit gjerman të CDU-së Andreas Lammel si dhe të zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të PPE, Christian Kremmer. sb
Publiée par Sali Berisha sur Lundi 24 décembre 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/