VIDEO/Pamje shokuese, cunami godet Indonezinë, 280 viktima

VIDEO/Pamje shokuese, cunami godet Indonezinë, 280 viktima

112
0
Shares

Një cunam i papritur ka goditur Indonezinë, duke vrarë më shumë se 280 vetë të cilët ishin mbledhur për të dëgjuar grupin e muzikës pop në plazh.

Qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan rëndë. Cunami u ndikua nga  një shpërthim i vullkanit Anak Krakatau të shtunën vonë rreth ngushticës Sunda, raportoi Reuters.

Sistemi i alarmit në zonat e shkatërruara nga tsunami në Indonezi ‘nuk ishte në funksion që nga viti 2012’ për shkak të mungesës së fondeve, akteve të vandalizmit dhe problemeve teknike.

Mijëra banorë u detyruan të evakuohen. Të dielën, u njoftua se  numri i të vdekurve kishte shkuar mbi 280, me më shumë se 1,000 të plagosur dhe së paku 28 të humbur.

Autoritetet indoneziane kanë ftuar edhe sot popullsinë dhe turistët të qëndrojnë larg plazheve nga frika e një vale të dytë shkatërruese të cunamit.

VIDEO KLIKO 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY