Skandali në mjeksi/ Si po zgjidhen politikisht shefat e klinikave

Skandali në mjeksi/ Si po zgjidhen politikisht shefat e klinikave

127
0
Shares

E gjithë propaganda që po i bën Rama studentëve se faji për atë që ata protestojnë është i rektorëve dhe dekanëve është një farsë. Ata janë e njëjta gjë dhe në shumë raste të zgjedhurit në arsim janë thjeshtë vegla të qeverisë. Këtë tregon edhe skandali që ka zbuluar Lapsi.al. Fjala është për zgjedhjet e zhvilluara për shefat e klinikave në Qëndrën Spitalore Universitare. Ai tregon se aty përzgjedhja është kryekëput politike. Madje edhe më keq, qeveria vepron edhe në mënyrë të paligjshme.

Lapsi.al ka shqyruar të gjithë procedurën se si është kryer “gara” për drejtuesin e shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme Digjestive. Ajo është shpallur në fillim të dhjetorit dhe rezultate janë dhënë pesë ditë më parë. Fitues është emëruar mjeku Arben Gjata (djathtas ne foto). Por, shikoni, i njëjti person është edhe Rektor i mjeksisë i zgjedhur mes gjithë polemikave që shpërthyen në atë kohë në shtyp.

Pra Arben Gjata, i cili ka fituar me rreth 9 pikë para rivalit të tij, i është hapur drita jeshile për të kryer dy funksione, edhe atë të shefit të klinikës së kirurgjisë digjestive edhe atë të rektorit.

Dhe nga është bërë kjo?

Drejtpërdrejt nga qeveria.

Por si vërtetohet?

Sepse sikurse tregohet në dokumentin më poshtë njerzit që përbëjnë komisionin javë vartësa të caktuar njëri nga Ministri i shëndetësisë, i dyti nga ministri i arsimit, i treti drejtori i spitalit i caktuar drejtëpërdrejt nga Rama dhe madje në këtë farsë ka votuar edhe një përfaqësues i rektoratit, pra vartësi i drejtëpërdrejtë i Arben Gjatës që ishte në garë.

Po si është e mundur kjo?

Përpos dyshimëve për tarafe dhe interesa, hipoteza tjetër është se gjithçka është vendosur politikisht. Sepse konkurenti tjetër, Arben Beqiri (majtas ne foto), një kirurg i njohur edhe përtej rrethit të kolegëve, që ka bërë inovacione në fushën e tij dhe që ka konsensusin e gjërë të pacientëve, ka një “cen në biografi”. Në qeverinë e përbashkët të para zgjedhjeve PS-PD, ai u propozua nga opozita për të luajtur rolin e Ministrit të Shëndetësisë për 3 muaj.

Edhe kjo do të ishte shumë për një qeverisje që i fitoi votat me premtimin për t’a hedhur tepsinë në skrap. Do të mjaftonte vetëm ky fakt që të denoncohej shkelja me të dyaj këmbët e meritokracicë dhe fitorja e kulisave.

Por fatkeqësisht ka edhe më.

Se pse të arritur objektivin politik janë përdhosur edhe ligjet e vendit. Eshtë shkelur së pari Ligji i konfliktit të interesave, kur një njeri delegon vartësin e tij për të votuar pro tij. Së dyti është shkelur ligji i një nënpunësi të shtetit që duhet të jetë 8 orë në zyrë. Po në cilën zyrë do të jetë Arben Gjata në zyrën e rektorit apo atë të Shefit të klinikës dhe kirurgut? Dhe së fundi i zgjedhuri i ri duhet të bëjë edhe një kontratë me komisionin q ëe zgjodhi. Pra me edhe me një nga vartësit e tij. Pra edhe me vetveten.

Kjo histori nuk nxjerr në pah vetëm politizimin rrënqethës të çdo qelize të shoqërisë nga Rilindja. Ajo nuk vë në dukje vetëm faktin se për të arritur këto qëllime shkelet mbi çdo ligj dhe normë duke përdhosur edhe fusha ku politika nuk k apse përzihet në emërime si shëndetësia apo arsimi.

Por, ajo, mbi të gjitha fëlliq propagandën e Edi Ramës, i cili do ta kanalizojë fajin e asaj që po ndodh tek rektorët dhe dekanët, ndërkohë që qeverisja e tij është ortake me ta. Janë pikërisht raste të tilla, që nuk përjashtojnë mundësinë që edhe mjekët e infermierët të sillen si studentët. marre nga lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY