Vritet kapo ballkanik i kokainës në mes të Vjenës

Vritet kapo ballkanik i kokainës në mes të Vjenës

1218
0
Shares

Një atentat i përgjakshëm tronditi Vjenën në një restorant në zemër të kryeqytetit austriak.

Fillimisht u raportua për 2 të plagosur por mësohet se ka mbetur i vrarë bosi i mafies malazeze Vladimir Roganovic, pjesë e “Kavacki Klan”, ndërsa një tjetër person po lufton me vdekjen.

Bëhet me dije se tre ballkanas u takuan në qendër të Vjenës si “miq të mirë”. Ata hëngrën drekë në restorantin e njohur e të populluar nga turistët, “Zum figlmueller”.

Por në fund të drekës luksoze, teksa të tre po dilnin nga lokali, një prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë dy të tjerët që ishin me të.

Viktima është Vladimir Roganovic, pjesë e “Kavacki Klan”, nga Mali i Zi. Kurse i plagosuri në luftë me vdekjen është identifikuar si 22-vjeçari Stefan Vilotijevic nga Nikshiçi. Autori është ende i paidentifikuar.

Klani Kavacki është një grup mafioz nga Kotori, që ka hyrë në luftë kriminale me grupe tjera mafioze malazeze. Ata, janë të njohur në trafikun e drogës e pastrimin e parave. Kjo që ka ndodhur në mes të Vjenës është në vazhdën e luftës së klaneve mafioze për larje hesapesh e pazare droge, që deri tani ka shkaktuar 30 viktima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY