Koncesioni për aeroportin e Kukësit, kush është në garë dhe vlera e...

Koncesioni për aeroportin e Kukësit, kush është në garë dhe vlera e investimit

167
0
Shares

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është mbyllur afati për dorëzimin e ofertave për koncesionin Partneritet Publik-Pirvat, për aeroportin e Kukësit.

Sipas njoftimit, thuhet se për këtë koncesion ka paraqitur ofertën bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk.

Vlera e investimit të kësaj kompanie në aeroportin e Kukësit, që do të jetë i dyti në Shqipëri, arrin në 8 milionë euro.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës:

Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik në këtë procedurë konkuruese ka përfunduar me datë 20.12.2018.

Komisioni, pas hapjes së ofertave konstaton se ka paraqitur ofertën e tij për këtë procedurë një operator ekonomik dhe më konkretisht bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ku në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve, nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp, do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70% nga Bami shpk.

Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik.

Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.

Komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim shoqërisë dhe bën të ditur se oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është:

Total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh.

Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të informojë median dhe opinionin publik në lidhje me vendimmarrjet e mëtejshme të komisionit në këtë procedurë konkuruese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY