Rrëzimi i vettingut, Paloka: Ngado që ti kapësh pisllëk iu del, ka...

Rrëzimi i vettingut, Paloka: Ngado që ti kapësh pisllëk iu del, ka mbetur një gjë për t’u bërë

183
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Polaka ka reaguar me kritika ndaj rrëzimit të vettingut në politikë nga mazhoranca.

Në një status në Facebook, Paloka i rikujton se ata që e deshën më shumë vettingun, dje e rrëzuan. Për Palokën ka vetëm një arsye të thjeshtë për këtë vendim, fakti që Rilindja është e lidhur me krimin dhe nuk do të zbulohet.

REAGIMI I PLOTË

VETTING, VETTING, VETTING…
E mbani mend sa here ne dite e degjonim? E degjonim kudo , ne shqip dhe ne gjithe gjuhet e mundeshme. Na thonin se Vettingu edhe diellin do ta bente te shkelqente me shume . Sulmonin opoziten se nuk e donte vettingun, madje kishte frike nga efektet e vettingut.
Dhe Vettingu cudiberes u fut kudo; vetting per gjyqtare, vetting per prokurore, vetting per police, vetting per gardiste madje dhe per pedagoge kerkohet vetting.

Por mbreme ne Parlament, pikerisht ata qe na kishin thene se Vettingu ishte ilaci cudiberes qe do sheronte gjithe semundjet e ketij vendi, votuan kunder Vettingut ne politike.
Megjithese edhe shqiptari me naiv e di se “semundjet” e ketij vendi ( krimi i organizuar, korrupsioni dhe gjithe padrejtesite e tjera) burojne pikerisht nga pislliqet qe mbart politika, “rilindasit” e Rames , dje gjithe diten , u perpoqen ti mbushin mendjen shqiptareve per te kunderten. Madje per ata, Vettingu ne Politike jo vetem nuk ishte i nevojshem por cenonte dhe “te drejtat” e Edvinit dhe Tao Palles per te sunduar kete vend .

Komisioni i Venecias ( ku vete kerkuan ti cojne ndryshimet kushtetuese) ne menyre turperuese per keta qe sundojne sot, kthehu pergjigje se nje ligj i tille , jo normal per nje vend tjeter, per Shqiperine e Edvin Rames, eshte nje domosdoshmeri dhe domosdoshmeri e bejne pikerisht lidhjet e kesaj qeverie me krimin dhe oligarkine.

“Miratoni ndryshimet kushtetuese dhe ligjin bejeni si te doni vete, ne do ta pranojme”- ju tha Basha.

Por kaq te zhytur e te tmerruar jane nga qelbesinlliku i tyre, sa as kete nuk e pranuan.
E dijne mire se nga cdo ane po ti kapesh vetem pisllik ju del. Po e dijne po kaq mire se nuk mund te fshihen me.
Edhe votimi i mbremshem ishte nje fare Vettingu qe ndau ata qe jane gati ta pastrojne politiken , nga ata qe nuk munden as te marrin fryme jashte pellgut te qelbur te politikes se tyre.
Ka mbetur vetem nje gje per te bere, ti qerrojme me cdo menyre perpara se te mbytemi ne llumin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY