Policia e Gjirokastrës alarmohet, zbarkon menjëherë në Lazarat

Policia e Gjirokastrës alarmohet, zbarkon menjëherë në Lazarat

157
0
Shares

E gjithë policia e Gjirokastrës është nisur për  në Lazarat në orët e vona të natës së mbrëmshme duke u gdhirë dita e sotme (22 dhjetor).

Mësohet se policia ka marrë një telefonatë anonime në sallën operative të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës për një konflikt të armatosur mes dy grupeve rivale në këtë fshat shoqëruar me pasoja.

Veç prezencës së madhe të policisë në Lazarat u ngritën edhe 2 postblloqe në fund të fshatit afër rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Pas shumë kërkimesh në terren rezultoi se alarmi ishte fals nga telefonata e ardhur nga Lazarati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY