Shkëlzeni- Bashës: Mos kërko falje se e quajte mu*, atë ngjyrë dhe...

Shkëlzeni- Bashës: Mos kërko falje se e quajte mu*, atë ngjyrë dhe atë erë ka…

809
0
Shares

Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha i ka dhënë një sugjerim kreut të PD, Lulzim Bashës, pas incidentit të djeshëm.

Basha u përplas me Tualant Ballën, duke e quajtur ‘copë mu*’, pasi ky i fundit i përmendi vajzën në Kuvend.

Shkëlzen Berisha shkruan: Mos kërko ndjesë se, nëse merr atë formë, ka atë ngjyrë dhe mban atë erë, m.. është!

Debati i djeshëm 

Një situatë të tensionuar pati mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës, pak para se mazhoranca të rrëzonte propozimin e PD për vettingun në politikë.

Mes të dyve ka patur akuza, ndërsa nuk kanë munguar as fjalët fyese. Përplasjen dhe debatin e ka nisur Balla i cili e akuzoi kryedemokratin për lidhje familjare me një prej kompanive që ka fituar tenderin tek Unaza e Madhe. Balla tha se Basha shkon në protestat e banorëve të Astirit pikërisht me një makinë që është në pronësi të kompanisë fituese.

Sipas Ballës, makina është në pronësi të kompanisë “Victoria Invest” një prej kompanive që ka fituar tenderin, pronari i të cilit është kumbari i vajzës së Bashës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashës ndaj këtyre akuzave, i cili i është kthyer me të njëjtën monedhë. Ai ka thënë se do kishte dëshirë që ta godiste me grusht në fytyrë, por nuk do ta bëjë pasi e konsideron deputetin një copë mu**.

 “Instikti i parë është instikti i prindit. Dhe për atë që bëre këtu, instikti i parë ishte të të fusja një grusht. Por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’i përcillja qytetarëve tre pika. A kuptuat gjë ju pse nuk e votojnë Vettingun”?-tha Basha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY