VIDEO/Balla i përmendi vajzën, Basha reagon ashpër: Do ta fusja një grusht...

VIDEO/Balla i përmendi vajzën, Basha reagon ashpër: Do ta fusja një grusht o copë mu*

1660
0
Shares

Një situatë të tensionuar pati mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës, pak para se mazhoranca të rrëzonte propozimin e PD për vettingun në politikë.

Mes të dyve ka patur akuza, ndërsa nuk kanë munguar as fjalët fyese. Përplasjen dhe debatin e ka nisur Balla i cili e akuzoi kryedemokratin për lidhje familjare me një prej kompanive që ka fituar tenderin tek Unaza e Madhe. Balla tha se Basha shkon në protestat e banorëve të Astirit pikërisht me një makinë që është në pronësi të kompanisë fituese.

Sipas Ballës, makina është në pronësi të kompanisë “Victoria Invest” një prej kompanive që ka fituar tenderin, pronari i të cilit është kumbari i vajzës së Bashës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashës ndaj këtyre akuzave, i cili i është kthyer me të njëjtën monedhë. Ai ka thënë se do kishte dëshirë që ta godiste me grusht në fytyrë, por nuk do ta bëjë pasi e konsideron deputetin një copë mu**.

 “Instikti i parë është instikti i prindit. Dhe për atë që bëre këtu, instikti i parë ishte të të fusja një grusht. Por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’i përcillja qytetarëve tre pika. A kuptuat gjë ju pse nuk e votojnë Vettingun”?-tha Basha.

DEKLARATA E PLOTË

A kuptuan gjë ju pse nuk e votojnë vetingun? Ky thotë ndërhyn me reformën në drejtësi. Ku ndërhyn?! Nuk ndërhyn fare me reformën në drejtësi, as nuk e ngadalëson, as nuk e shpejton, as nuk e pengon reformën në drejtësi. Është proces komplet paralel. 

Vetingu është më i madh se hetimi, sepse vetingu i largon politikanët nga politika edhe pa provuar që kanë bërë një vepër penale sa kohë provon afërsinë e tyre me krimin dhe sa kohë ata nuk e justifikojnë pasurinë. 

Ky thotë jo, na lini në politikë derisa të na çojë në burg SPAK-u. Pra na lini në politikë që ta kapim SPAK-un.

Pra është fare e qartë. Sot ndahet shapi nga sheqeri dhe nuk ka kovë me m.. si parafolësi që ta ndryshojë këtë. 

O e doni vetingun në politikë që të pastroheni nga kovat dhe kryekova ose përndryshe e kuptojnë shqiptarët fare qartë se çfarë keni në bark. 

Nuk e do vetingun Balla sepse e ka deklaruar publikisht miqësinë me një të dënuar i cili më pas ka shkelur ligjin për shkak të kësaj miqësie. Pra është i pari që digjet nga vetingu në politikë e kështu me radhë të gjithë duke përfshirë këtë këtu (Ramën). Mjaftojnë tabulatet për të parë se ky (Rama) është çdo ditë në kontakt me krimin e organizuar.

Gjetët simbolin e atij që e largon vetingu nga politika për ti thënë shqiptarëve pse nuk e doni vetingun në politikë!

Shqiptarët mund të jenë të painformuar, shqiptarët mund të jenë rënduar nga propaganda që villni ditë për ditë, por shqiptarët nuk janë budallenj! 

Sot, tani, për pak minuta ndahet: ata që duan ta pastrojnë politikën nga politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasurinë dhe politikanët e lidhur me krimin të cilët do të votojnë kundër e do të marrin edhe ata pak deputetë socialistë që nuk janë anëtarë të organizatës kriminale të rilindjes.  

Shikoni dhe mbani vesh. Vota tani do ta ndajë dhe pas kësaj padyshim shqiptarët do të duhet të marrin vendime të mëdha sepse prej atij momenti ky parlament ka humbur shansin për të pastruar politikën me mjete institucionale. Ajo që mbetet pas  është vetëm në dorë të qytetarëve.

Këtë, në kuadër të shpifjeve që je dënuar, unë s’kam ndërmend që gjyqtarëve dhe prokurorëve tu çoj një tjetër shpifje totale. Automjeti im prej 6 vitesh është në lease nga kompania Mektrin, kompani shumë e mirë meqë më dhe rastin ti bëj reklamë dhe në dijeninë time është një kompani që nuk është as e ndonjë oligarku, as ndonjë banditi, është e një durrsaku të ndershëm. 6 vite me lease nga Kompania Mektrin o mashtrues i certifikuar! 

LIVE – Nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 21 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY