I dënuar tre herë për vjedhje e mashtrim, pranga 42-vjeçarit

I dënuar tre herë për vjedhje e mashtrim, pranga 42-vjeçarit

110
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 42 vjeçar të dënuar për vjedhje dhe mashtrim.

I arrestuari është shtetasi Kelmend Kruja , banues në lagjen “Dyle Haxhire” në Elbasan.

Sipas policisë, Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, në vitin 2016 e  ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje” si dhe në 16.03. 2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu Gjykata e Shkallës Parë Tiranë,  më datë  21.05.2018 e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale  “Mashtrim” si dhe Gjykata e Shkallës Parë Sarandë  më datë 20.06. 2018, e ka dënuar me 3 muaj burg,  për veprën penale  “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.( të gjitha masat e dënimit në mungesë)

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY