Historia e trishtë e mësueses, i shpëtoi kancerit, por vdiq tragjikisht në...

Historia e trishtë e mësueses, i shpëtoi kancerit, por vdiq tragjikisht në aksident

253
0
Shares

Luiza Dule  është mësuesja e cila humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një aksidenti, teksa ishte duke udhëtuar për të shkuar në punë.

Familjarë, miq, kolegë dhe nxënës i janë drejtuar banesës së familjes Dule, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 48-vjeçares.  Luiza punonte prej vitesh me përkushtim dhe se ishte e detyruar të udhëtonte çdo ditë për të shkuar në shkollë.

 Por, të njohurit e saj më të afërt tregojnë se Luiza, pak kohë më parë ishte përballur me kancerin e gjirit.

Top Channel shkruan se pavarësisht sëmundjes së saj, ajo u detyrua të shkonte të punonte në zonën e largët të Arrëzës, një rrugë që bëhet përmes transportit me mjete personale.

Pesë arsimtarë dhe një infermiere u aksidentuan, si pasojë e rrugës së vështirë dhe ngricave në segmentin rrugor Miras-Arrëz. Ngjarja e rëndë ndodhi në Devoll, në aksin Miras-Arrez. Sipas informacioneve, mësuesja dhe 5 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY