Parlamenti mbërthehet nga vetingu në politikë, PD mbrojtje nga skemat e Ramës...

Parlamenti mbërthehet nga vetingu në politikë, PD mbrojtje nga skemat e Ramës me kriminelë

98
0
Shares

Parlamenti po vijon sot punimet me diskutimet në lidhje me vetingun në politikë pas rekomandimit të Venecias që u publikua vetëm pak më parë.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj kryeministri Rama se i ka hapur dyert e institucioneve për kriminelët. Gjatë fjalës së tij në Parlament, në debatet për vetingun në politikë, Bylykbashi tha se amendamentet e propozuara prej opozitës mbyllet hapësira për të anashkaluar ligjin për dekriminalizimin.

Bylykbashi tha se nëse rrëzohen amendamentet e propozuara nga opozita mbrohen kriminelet.

Oerd Bylykbashi: Me këto amendamente mbyllet hapësira me të cilën ju menduat se mund të anashkaloni ligjin për dekriminalizimin. E keqja më e madhe janë drejtuesit e grupit parlamentar, me në krye Edi Ramën që i hapi portën nga brenda institucioneve demokratike duke i lejuar kriminelëve të penetrojnë.  Sepse Rama e ka dizenjuar këtë plan për ti futur brenda. Ata i sjellin votat.

Bëni mirë, thërritin mendjes, pranoni Komisionin e Venecias, uluni në dialog konstruktiv me ne dhe t’i hapim rrugë vetingut në politikë. Në mënyrë që ti hapet rruga edhe studentëve.

LIVE – Edmond Spaho nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 21 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY