FOTO/ ‘Gangsterja e Elbasanit’ po ‘shkallon’ Tajlandën, burra e gra tifo për...

FOTO/ ‘Gangsterja e Elbasanit’ po ‘shkallon’ Tajlandën, burra e gra tifo për ‘Miss Albania-n’

326
0
Shares

Shqipëria dhe Tajlanda mund të mos jenë takuar ndonjëherë në histori, por “Miss Albania” sapo krijoi një lidhje të fortë gjatë “Miss Universe” që u zhvillua së fundmi në vendin aziatik.

Ndjekësit tajlandezë të Trejsi Sejdinit, 18-vjeçares nga Elbasani që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, e kanë pritur me flamuj shqiptarë dhe me postera dashamirës në aeroportin e tyre.

Ata e kanë quajtur madje “Nong Trej”, ose “Motra e Vogël Trej”. Rrjetet shoqërore në Tajlandë janë mbushur me faqe të hapura në mbështetje të vajzës që tajlandezët mendojnë se duhej të kishte fituar.

“Ajo duket si një person me karakter të fortë dhe të ëmbël njëkohësisht”, tha një nga mbështetësit më të zjarrtë të Miss Universe, Patty Suvanmanee. “Ajo thyen rregullat standarde. Nuk ka frikë të bëjë poza seksi, dhe as nuk shtiret si ‘vajza e mirë’ që kërkojnë shfaqjet e bukurisë. Njerëzit kanë interes për të sepse ajo është vetvetja”.

“Ajo i trajton fansat shumë mirë, i përshëndet dhe takohet me ata. Madje u flet edhe fjalë që i ka mësuar në tajlandisht. Të gjithë e duan shumë dhe ndihen të lidhur me të”,- thotë Patty. Shumë video të Sejdinit janë bërë virale në Tajlandë, në të cilat ajo thotë në gjuhën tajlandeze “Mama, jam këtu. Jam vajzë e mirë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY