Goditi Ramën me vezë, PS kallzim penal ndaj deputetit demokrat

Goditi Ramën me vezë, PS kallzim penal ndaj deputetit demokrat

117
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla paralajmëroi kallzim penal në Prokurori ndaj deputetit demokrat Endri Hasa lidhur me goditjen me vezë të kryeministrit Rama gjatë seancës plenare.

Balla: Zoti kryetar është e rëndë ajo që një përfaqësues i grupit parlamentar të PD ka bërë sot në seancën e Kuvendit. Kemi qenë të gjithë këtu në parlament. Por kurrë zotëria atje që ka qenë kryeministër nuk është goditur në atë formë nga një deputet i opozitës, kurrë, asnjëherë. Unë do ti kërkoja PD të kërkojë  ndjesë për aktin e turpshëm dhe dua t’ju informoj se ndaj deputetit në fjalë bazuar në kodin penal do të depozitojmë një kallzim penal për shpërdorim detyre dhe goditje për shkak të detyrës ndaj deputetit Endri Hasa.

Kryeministri Edi Rama u godit sot me vezë nga një deputet i opozitës në fillim të fjalës së tij në parlament, kur sapo nisi të flasë për protestat e studentëve. Deputetët e opozitës sapo ishin kthyer në seancë plenare pas një bojkoti prej 6 muajsh.

Shumica socialiste kërkoi përjashtimin e deputetit Hasa, që goditi me vezë dhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY