Të shpallur në kërkim, ndalohen 5 persona në Vlorë

Të shpallur në kërkim, ndalohen 5 persona në Vlorë

140
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës ka arritur të ndalojë 5 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim.

Në vijim të punës së mirëorganizuar për kapjen e persona në kërkim Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bashkë me Komisariatin pranë DVP Vlorë, kanë arrestuar shtetasin me iniciale B.N., 54 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr. 338 datë 21.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 130/a të Kodit Penal.

Po kështu është ndaluar shtetasi me iniciale Z.I., 55 vjeç, banues në fshatin Radhimë, Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e formës së prerë nr. 366 datë 02.06.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu, bëjmë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kapur e ndaluar edhe 3 persona të tjerë të shpallur në kërkim në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, konkretisht si më poshtë:

V.B., 25 vjeç, banues në Beshisht, Vlorë.
Gj.Z., 38 vjeç, banues në Bolenë, Himarë.
A.N., 46 vjeç, banues në Sarandë.

Këta shtetas janë ndaluar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Vlorës fton qytetarët të ndihmojnë Policinë në dhënien e informacionit në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY