Në një kompeticion ndërkombëtar të bukurisë, përveçse kriterit të bukurisë, vajzave konkurrente u duhet të shfaqin aftësi në të folur.
Një fituese e kurorës, duhet të jetë e bukur, e thjeshtë dhe shumë inteligjente. Për këtë arsye, organizatorët i kushtojnë rëndësi dhe mënyrës si vajzat prezantojnë veten dhe vendin nga vijnë.
Këtë vit, në ‘Miss Universe’ në eventin që u mbajt në Tajlandë, nuk mund të themi që përfaqësimi i Kosovës ka qënë i denjë.
Zana Berisha, përfaqësueja e Kosovës, tregoi se kishte një mungesë fjalori dhe disa herë ngecte duke u shprehur. ‘Klan Kosova’ ka vërejtur se në video Zana thoshte vazhdimisht ‘Kosova është një vend i vogël, domëthënë… ka popullsi të vogël, nuk është vend i madh’.
Nuk dihet se çfarë problemi ka patur bukuroshja, ndoshta ka qënë emocionet apo fakti që është kapur e papërgatitur.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/