Dëbimi i diplomatëve, reagon Irani: Shqipëria, viktimë e SHBA dhe Izraelit

Dëbimi i diplomatëve, reagon Irani: Shqipëria, viktimë e SHBA dhe Izraelit

88
0
Shares

Pas vendimit të qeverisë për të dëbuar diplomatët iranianë, vjen dhe reagimi nga Irani.

Irani ka bërë me faj Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për dëbimin e ambasadorit të Iranit në Tiranë si dhe një zyrtari tjetër të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale që kërcënuan sigurinë e Shqipërisë.

Duke cituar Agjencinë zyrtare t[ lajmeve IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi thoshte se “Shqipëria është bërë një viktimë e paqëllimtë e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe disa grupeve terroriste”.

Ai është shprehur se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet t’i lejojë të tjerët të diktojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin.

Nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump ka përshëndetur vendimin e qeverisë.Trump e falenderon me anë të një letre, ndërsa shprehet me vlerësime të mëdha për Shqipërinë pas këtij vendimi.

”I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”, thuhej në letër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY