PD kërkon përjashtimin e Ramës: Përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj opozitës

PD kërkon përjashtimin e Ramës: Përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj opozitës

135
0
Shares

Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin 10 ditë nga Kuvendi të deputetit të PD Endri Hasa. Deputeti qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë teksa ai po fliste në foltore.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka një tjetër kërkesë.

PD kërkon përjashtimin nga seanca plenare të Kryeministrit Edi Rama.

Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët shprehen se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD”.

Deputeti i PD Endri Hasa qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë pasi ai mori fjalën në seancë por tha se nuk do e përdorte kohën e tij dhe do ia linte opozitës, sepse vetë do vazhdonte dialogun me studentët.

Deputeti e qëlloi duke i thënë se këtë e kishte nga studentët, të cilët protestojnë prej 16 ditësh dhe momentalisht ndodhen para Parlamentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY