Fitorja e radhës për banorët e Unazës, lirohet protestuesi i arrestuar

Fitorja e radhës për banorët e Unazës, lirohet protestuesi i arrestuar

129
0
Shares

Dorian Protoduari është i lirë sot, pas disa ditësh në burg. Bëhet fjalë për të riun, banor i Unazës së Re, më aktivi i protestës së banorëve, i cili u arrestua pas protestës para parlamentit.

Protoduari u arrestua nga policia në Spitalin e Traumës ku ndodhej e shtruar pas protestës e ëma e tij.

Bëhet me dije se mbrojtja kërkoi rivlerësim të masës së sigurisë të vendosur më herët ndaj tij. Trupi gjykues vendosi të lehtësojë masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Në gjykatë kanë qenë edhe deputetët Klevis Balliu dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i dhanë lajmin e mirë bashkëshortes së Protoduarit.

Lajmi për lirimin e tij është pritur me thirrje dhe ovacione nga banorët të cilët ishin mbledhur jashtë ambjenteve të gjykatës.

Ata kërkojnë arrestimin e kreut të ARRSH-së Afrim Qendro, pasi sipas tij vendi në qeli i takon atij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY