DETAJE/Rrjeti i kontrabandës, cigaret e Librazhdit me të kërkuarat në Egjipt

DETAJE/Rrjeti i kontrabandës, cigaret e Librazhdit me të kërkuarat në Egjipt

228
0
Shares

Është shumë e vështirë që të nxirren në shesh sekretet në qytetin e varfër të Librazhdit, sidomos kur janë në lojë vendet e punës.

Por aktiviteti kontrovers i një fabrike cigaresh në periferi të qytetit me 50 të punësuar, duket se ka kaluar pa u vënë re që nga koha kur ajo filloi të prodhojë pa bujë miliona cigare në pako që bartin profilin e sundueses së fundit Ptolemeike të Egjiptit, Kleopatra.

Kleopatra është marka më e njohur e cigareve në Egjipt dhe një nga më të shiturit në botë.

Dokumentet e gjykatës në Shqipëri, raportet e rrjedhura të doganave britanike, kontratat dhe intervistat me drejtuesit e fabrikës, zbulojnë se që nga viti 2014 rreth 22 milionë paketa cigare janë prodhuar çdo vit në fabrikën Albania Tabak në Librazhd, përpara se të dërgohen në Libi.

Sipas pronarit të markës Cleopatra – ‘Eastern Company’ me seli në Giza, cigaret që eksportohen në Libi shpesh kontrabandohen nëpërmjet kufirit të gjelbër në Egjipt, ku një pako me 20 cigare shitet në treg për 1 USD.

Autoritetet doganore britanike e kanë gjurmuar prodhimin në Librazhd duke e shënuar atë si të falsifikuar. Paralajmërimet e tyre nxitën një hetim penal në Shqipëri në vitin 2015, i cili e ndali prodhimin për një vit. Hetimi më pas u pezullua pasi prokurorët prisnin informacione nga juridiksionet e huaja.

Sipas një kontratë të siguruar nga BIRN, e lehtësuar nga telashet ligjore fabrika nënshkroi një marrëveshje në 2017 me firmën Eques Holding Group – me seli në Ishujt Virgjin Britanik, për të prodhuar deri në 175 milionë paketa në vit,

Prokurorët shqiptarë deklaruan se e kanë rihapur rastin në vitin 2017. Të pashqetësuar, personat që po udhëheqin aferën po kërkojnë të zgjerohen.

Ata përfshijnë figura nga Ballkani, Lindja e Mesme dhe Qipro, disa nga të cilët kanë qenë të lidhur me raste të mëhershme të kontrabandës, dhe disa të tjerë përfshirja e të cilëve në këtë operacion ka qenë e fshehur përmes strukturave ‘offshore’ të cilat i kanë gjetur nga gazetarët e Rrjetit Ballkanik për Investigative, BIRN, dhe të Gazetarëve Arabë për Gazetari Investigative, ARIJ.

Në mesin e atyre që përfitojnë nga biznesi që po lulëzon me cigaret Kleopatra gjithashtu është edhe gruaja e një figure të fuqishme politike në Shqipëri nga Partia Socialiste në pushtet, edhe pse ajo insiston që nuk ishte në dijeni për dyshimet për kontrabandë.

Krimi i organizuar dhe sundimi i ligjit janë çështje madhore me të cilën po përballet Shqipëria ndërsa ajo tenton të bëjë progres në rrugën e vet drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, pasi i është bashkuar NATO-s në vitin 2009.

Menaxheri i fabrikës në Librazhd, Servet Dauti, tha se ajo punon tërësisht në harmoni me ligjin shqiptar dhe se çfarë ndodhi me cigaret pasi ato u larguan nga Shqipëria nuk është problem i tij.

“Nga momenti kur prodhimi del nga Shqipëria, ne nuk kemi përgjegjësi ose obligim të dimë se çfarë ndodh me të”, tha ai.

‘Eques Holding Group’ refuzoi të komentojë për gjetjet e këtij investigimi.

Të prodhuara më shumë se një mijë kilometra larg nga vendi i faraonëve, paketat e dyshuara si të falsifikuara megjithatë mbajnë profilin e njohur të Mbretëreshës Kleopatra, dashnores së Jul Cezarit, dhe bartin mbishkrimin në gjuhën arabe ‘Made in Egypt by Eastern Company S.A.E.’ Paket janë të mbuluara me paralajmërime shëndetësore të autoriteteve Egjiptiane.

Eastern Company S.A.E. e krijoi markën Kleopatra për Presidentin Egjiptian Gamal Abdel Nasser në vitet 1960, si një version vendas i markës të kontrabanduar amerikane Kent, të cilën ai pëlqente ta konsumonte. Kjo markë është prodhuar që nga atëherë, kryesisht për konsum vendor.

Taksat në rritje të cigareve që nga vitet 2010 e këtej krijuan një treg të zi të lulëzuar për produktin; mungesa e ligjit në Libinë fqinje – që nga rrëzimi i diktatorit Muammar Gadaffi në vitin 2011, e ka kthyer vendin në një parajsë të kontrabandës.

Cigaret “e falsifikuara” nga Shqipëria – siç janë të përshkruhen nga doganat britanike në një letër të majit 2015 drejtuar doganave të Egjiptit dhe të cilën e ka siguruar BIRN/ARIJ, janë të prodhuara për ‘Eques Holding Group,’ një kompani nga në pronësi të një biznesmeni iraken 38 vjeçar të quajtur Faris Al-Rifai.

Eques Holding Group ka një licencë për përdorim e markës Kleopatra në Bashkimin Europian dhe Shqipëri, të fituar nga një tjetër firmë nga Ishujt Virgjin Britanik, Worldwide Spirit Supply.

Eastern Company nuk ka qenë e suksesshme në rrëzimin e këtyre markave tregtare, pasi nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë se e kishte përdorur markën së fundmi në këto shtete.

Por markat tregtare kanë vlerë në baza strikte gjeografike, dhe kompania ‘Worldwide’ nuk e mbulon Libinë ose Egjiptin, aty ku Eastern Company e ka të regjistruar markën e tyre.

Megjithatë, një hulumtim i BIRN/ARIJ ka zbuluar se Kleopatra e prodhuar në Shqipëri është eksportuar përmes portit të Durrësit në Libi edhe te një firmë e quajtur Al Zain International Company. Kërkesat për koment drejtuar kompanisë nuk morën përgjigje.

Një raport i brendshëm nga Eastern Company, i siguruar nga BIRN/ARIJ, përshkruan se si cigaret Kleopatra që arrinin në Libi nga shtetet si Vietnami dhe Mali i Zi, kontrabandoheshin në Egjipt ku mund të shiteshin krahas paketave origjinale, që kushton më pak se 1 dollar.

Edhe pse nuk ka prova të drejtpërdrejtë që Kleopatra-t e prodhuara në Shqipëri kanë gjetur rrugën drejt Egjiptit, zyrtarët kanë raportuar konfiskime të rregullta të markës në shtetin e Afrikës së Veriut gjatë viteve të fundit. Të ardhurat për Eastern Company dhe qeverinë e Egjiptit gjithashtu janë goditur rëndë nga cigaret e falsifikuara.

Cigaret e prodhuara në Shqipëri gjithashtu pretendojnë se prodhohen nga ‘Eastern Company S.A.E.’, dhe kjo e drejtë ishte dhënë nga një kompani me emër të njëjtë por me seli në Ishjut Virgjin Britanik dhe me adresë të njëjtë me  Eques Holding Group. Nuk ka një lidhje të dukshme me Eastern Company-n origjinale që e ka selinë në Giza – shtëpi e piramidave të Gizës në jugperëndim të Kajros.

Letra që konfirmon të drejtat e prodhimit ishte lëshuar disa muaj përpara se prokurorët shqiptarë të hapin një hetim ndaj operacioneve të fabrikës, të nxitur nga doganat britanike, HRMC.

Hetimi penal rreth “shkeljes së të drejtës së pronësisë industriale”, “pastrimi i të ardhurave nga veprat penale ose aktiviteti kriminal” dhe “prodhim ilegal i artikujve/mallrave industriale apo ushqimore” u hap në fillim të vitit 2015.

Sipas raporteve të lajmeve nga ajo kohë, 9 milionë cigare të falsifikuara ishin kapur në një bastisje në fabrikë por artikujt nuk e përmendnin markën – Kleopatra – edhe pse ato dukeshin mjaft mirë nga fotografitë e bëra publike.

Pas bastisjes, rasti ishte pezulluar ndërkohë që prokurorët prisnin përgjigje nga juridiksione të ndryshme të huaja, përfshirë edhe Ishujt Virgjin Britanik dhe Egjipti.

Sipas një raporti të Eastern Company, pezullimi i dha mundësi Albania Tabak-ut që ta rifillojë prodhimin, megjithë kontaktet ndërmjet doganës së Shqipërisë dhe ambasadorit të Egjiptit në Tiranë, dhe sipas letrave zyrtare të siguruara nga BIRN/ARIJ shqetësimeve të doganës britanike dhe monitorimit të saj të vazhdueshëm. Britania është një nga tregjet më të mëdha në Europë për cigaret e falsifikuara dhe të kontrabanduara.

Në korrespondencë me doganat e Egjiptit pak kohë pas bastisjes në maj të vitit 2015, HMRC përshkroi se si një punonjës në Sofje por me përgjegjësi në Shqipëri, “ka qenë i suksesshëm së fundmi në mbylljen e një fabrike të prodhimit të cigareve që prodhonte markën e falsifikuar të Kleopatra-s”.

“Qëllimi i HMRC është që ta çrrënjosë prodhimin e falsifikuar të markës Kleopatra me ndihmën e Eastern Company, bartësin e licencës legjitime të markës”, thuhej në letër.

Deri tani, as Albania Tabak, as Eques Holding Group dhe Worldwide Spirit apo ndonjë punonjës i këtyre firmave nuk janë është për ndonjë krim.

Dauti, menaxheri i fabrikës, tha se ajo ishte mbyllur për gati një vit ndërkohë që vazhdonte hetimi, pas të cilit ata u lejuan që ta rihapnin.

Më pas, në dhjetor të vitit 2016, HMRC informoi kolegët e tyre egjiptianë se tetë dërgesa me cigare Kleopatra ishin dërguar në Libi për Eques Holding Group.

Në mars të vitit 2017, ajo edhe një herë raportoi në Egjipt se 11.5 milionë cigare Kleopatra do të eksportoheshin në Libi, përmes Maltës.

Kontrata e fundit, e nënshkruar në mars të vitit 2017 dhe e siguruar nga gazetarët, thotë se Albania Tabak do të prodhojë deri në 3,500 tonë cigare në vit për dy vjet, ccfarë nënkupton se do të prodhoheshin 3.5 miliardë cigare çdo 12 muaj, ose 175 milionë paketa cigare. Dokumenti i vendos një vlerë prej 15 milionë euro porosisë.

Në një intervistë për BIRN/ARIJ, Dauti mohoi të ketë bërë ndonjë gjë gabim.

“Ne punojmë dhe procedojmë në harmoni të plotë me ligjin shqiptar”, tha ai.

“Markat tregtare regjistrohen në Europë dhe Shqipëri, prandaj ligjërisht asgjë nuk na pengon që ta prodhojmë atë. Por edhe nëse nuk janë të regjistruara në Shqipëri, nuk ka asgjë që na ndalon ta prodhojmë atë sipas ligjit shqiptar, pasi ne funksionojmë si kompani prodhuese dhe të gjitha hyrjet e daljet monitorohen”.

Eques Holding Group u pajtua t’i paguajë Albania Tabak-ut shumën prej 0.014 për pako, ose 300 mijë euro në vit.

“Sipas kontratës, ne vetëm duhet t’i paketojmë ato dhe t’i dërgojmë në Durrës”, tha Dauti.

Dauti tha se makineria në fabrikën e Librazhdit ishte e vjetër dhe në gjendje për të prodhuar vetëm 1.8 milion pako në muaj, ose 21,6 milionë për vit.

Ai dhe pronari zyrtar i Eques Holding Group, Al-Rifai, kanë themeluar një kompani të re, Eques Trading Company Shpk, në afërsi të Elbasanit ku kanë aplikuar për të hapur një fabrikë të re.

“Ne kemi kapacitet për tre kontejnerë në muaj”, tha Dauti për fabrikën aktuale. “Nuk mund të bëjmë më shumë se kaq edhe pse kontraktuesi kërkon sasi më të madhe. Ne nuk mund të bëjmë më shumë sepse nuk kemi pajisje në dispozicion”.

I intervistuar për herë të dytë, Dauti e mohoi planin për të hapur fabrikë të re, duke thënë se do ta rishikojnë idenë pas 6 muajsh.

Fabrika Albania Tabak ka qenë në pronësi të familjes Jasharit nga dhjetori i vitit 2010, kur është blerë nga Ilir Jashari për 3 milionë euro para se të kalonte në pronësi të gruas dhe djalit të tij.

Ilir Jashari është dënuar për trafikim droge në Itali në qershor të vitit 2010 dhe i është dhënë një dënim fillestar prej më shumë se 15 vjet burgim, dënim i cili më vonë iu zvogëlua, ndërsa ai filloi ta vuajë atë vetëm pas arrestimit në vitin 2014. Në vitin 2016 ai u transferua në një burg shqiptar dhe në vitin 2017 u lirua nga burgu, sipas një burimi të afërt me procesin.

I kontaktuar përmes telefonit, ai refuzoi të komentojë.

Kleopatra në Vietnam
Para se cigaret Cleopatra të fillojnë të dalin nga linja prodhuese në Librazhd në vitin 2014, Eques Holding Group dhe Worldwide Spirits ishin të zënë duke bërë përpjekje që të bëjnë biznes në kurriz të markës popullore të cigareve në Vietnam.

Spirits pranoi se marka e tyre tregtare europiane po përdorej për prodhim të Kleopatra-s në shtetin e Azisë Juglindore në një letër drejtuar zyrës së BE-së për pronësi intelektuale në shtator të vitit 2013. Marka tregtare ishte dhënë vetëm tre muaj më parë.
Kërkesa e Eques për ta siguruar markën tregtare të Kleopatra-s në Vietnam në vitin 2012 duket se është hedhur poshtë në vitin 2015. Eques gjithashtu provoi, dhe dështoi, që ta anulojë regjistrimin e Eastern Company në shtator të vitit 2013.

Autoritetet Vietnameze morën vendim në janar të vitit 2014 se të marka e firmës egjiptiane ishte përdorur gjatë pesë viteve të kaluara dhe kjo ishte ende në fuqi.
Sipas Eastern Company, është e paqartë nëse përpjekjet e Eques rezultuan me prodhimin e cigareve ose kush po i prodhonte cigaret Kleopatra me markën tregtare të Worldwide Spirits të lëshuar nga BE, por cigaret Kleopatra po bëheshin në Vietnam prej vitit 2012 deri së paku në vitin 2015 – të cilat dyshohet në një raport se ato bëheshin për tregun egjiptian.

Në një letër nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Vietnamit drejtuar ambasadës së Egjiptit në Hanoi, të shtatorit të vitit 2014, raportohet se ministria ishte “aktualisht duke kontrolluar prodhimin e cigareve nga kompanitë lokale”.
“Nëse është zbuluar ndonjë kompani që prodhon cigaret e markës Kleopatra, do të kërkohet që ta ndalë prodhimin në mënyrë që të sigurohen të drejtat e pronës intelektuale në prodhimet industrial të ndërmarrjes së Egjiptit”, thuhet në letër.
Ministria nuk është përgjigjur në kërkesat për koment nëse prodhimi është ndalur.

Pronësia e ‘Worldwide Spirit,’ ndërkohë, është mbështjellë me sekret në Ishujt Virgjin Britanik, dhe asnjë shenjë nuk është dhënë në informacionin e ofruar për BIRN/ARIJ nga parajsa fiskale.

Por aplikimit për markë tregtare të paraqitura në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të BE-së zbuluan se firma është në pronësi të një kompanie të quajtur “Middle East Tobacco Co”, “Metco”, me seli në Qipro (Metco është pronare e Worldwide Spirits) me një qarkullim prej rreth 28 milionë dollarë në vitin 2014, duke iu referuar llogarive të kompanisë.

Sipas dokumenteve nga ccështje e vitit 2008 në Gjykatën e Lartë në Londër, ndërmjet prodhuesit britanik të cigareve Gallagher dhe firmës qipriote të quajtur Tlias, përgjatë 18 muajve duke filluar nga maji i vitit 2002, 20 mijë koli të cigareve Gallagher ishin dërguar në Belgjikë, Mal të Zi, Holandë, Singapor, Slloveni dhe Tenerife nga distributori kryesor i Tlias te METCO pa ndonjë kufizim në destinacionin e tyre final, në shkelje të kontratës së Tlias.

Cigaret më pas të shitura nga METCO përfunduan duke u kontrabanduar në Britani të Madhe dhe kjo rezultoi me pesë persona të dënuar. Gjykatësi tha: “Duhet të besojmë se METCO nuk kishte të bënte asgjë me kriminelët”.

Një punëtor i METCO, i cili refuzoi ta identifikojë veten, tha se ata “nuk ishin të interesuar për të marrë pyetje apo për t’u përgjigjur pyetjeve të BIRN/ARIJ rreth markës tregtare të Kleopatra-s.

Sipas një kontrate të nënshkruar ndërmjet Eques Holding Group dhe Worldwide Spirit Supply, firmës nga Ishujt Virgjin Britanik, bartëse e “markës tregtare”, Eques u pajtua t’i paguajë Worldwide një dollar për çdo 10 mijë cigare të prodhuara. Kjo shumë përllogaritet afërisht 44 mijë dollarë në vit.

Një tjetër kompani që nxirrte para nga bumi i cigareve në Librazhd është agjencia doganore Ujori, e cila është në pronësi të Xhuliana Sejdinit, gruaja e kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, një aleat i kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportit të prokurorit shqiptar, të siguruar nga BIRN/ARIJ, menaxheri i fabrikës Dauti u kishte thënë prokurorëve se “e tërë procedura e import-eksportit (ishte bërë) përmes agjencisë doganore Ujori”.

Dauti tha për BIRN/ARIJ se Ujori-t i ishte dhënë detyra sepse “ajo është kompania e vetme që bën gjithçka në Elbasan kështu që ne nënshkruam një kontratë me të”.

Nuk dihet se sa ka fituar Ujori nga dërgesat e cigareve të dyshuara si të falsifikuara.

Sejdini tha për BIRN se ajo nuk ishte në dijeni për hetimin ndaj Albania Tabak, duke shpjeguar se firma e saj ishte e përfshirë vetëm në rregullimin e letrave.

“Ne nuk hapim ndonjë kamion dhe nuk e dimë çfarë ka brenda tyre dhe nuk ka arsye pse ta dimë këtë”, tha ajo.

Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gura, tha se dinte pak rreth aktiviteteve të fabrikës në këtë qytet, përtej frymëmarrjes shumë të nevojshme për ekonominë e sëmurë lokale.

“E di se ata prodhojnë cigare dhe se ato kanë sjellë vende pune në qytet”, tha ai. “ata rregullisht paguajnë obligimet bashkiake  dhe për ne kjo është ajo që ka rëndësi”.

Gura tha se nuk i interesonin dyshimet për shkelje. “Kjo është përgjegjësi e pjesëve tjera të shtetit”.

Më 12 dhjetor, pak para publikimit të këtij artikulli, Prokurorja Armanda Xhaferri, zbuloi në një deklaratë me shkrim për BIRN se zyra e saj në Elbasan, e kishte rihapur çështjen e vitit 2017, pasi kishte administruar dokumente të reja nga Ishujt Virgjin Britanik, por se hetimi ende po priste për të dhëna nga Egjipti.

Nën këto rrethana, hetimi ynë nuk ka përfunduar ende”, tha Xhaferri.

Birn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY