Dëbimi i ambasadorit iranian, Trump letër Ramës: Faleminderit, Shqipëria mike e madhe...

Dëbimi i ambasadorit iranian, Trump letër Ramës: Faleminderit, Shqipëria mike e madhe e SHBA

215
0
Shares

Presidenti  Donald Trump ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të shpallur nongrata ambasadorin iranian dhe  një diplomati tjetër të cilët akuzohen për komplote terroriste brenda vendit tonë.

Trump e falenderon me anë të një letre, ndërsa shprehet me vlerësime të mëdha për Shqipërinë pas këtij vendimi.

”I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”, thuhet në letër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY