Rama shkon në Vlorë, studentët i bllokojnë hyrjen: Po takon anëtarët e...

Rama shkon në Vlorë, studentët i bllokojnë hyrjen: Po takon anëtarët e partive, jo ne

135
0
Shares

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë në Universitetin e Vlorës. Por kjo nuk është pritur mirë nga studentët e këtij universiteti.

Kryeministri në hyrje për në Universitet,është pritur me protesta dhe është përballur me rezistencën e tyre. Studentët nuk e kanë lejuar të hyjë brenda, ndërkohë që i kanë bllokuar rrugën.

Studentët shprehen se ai po zhvillon takim me studentë që kanë anëtarë të partive politike dhe jo me studentë të vërtetë.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit i thanë në kryeministrit se nuk ishin njoftuar se ai do ishte i pranishëm.

Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur atë që ai e quan dialog me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin, por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY