Protesta e studentëve, 12 vendimet që mori Fakulteti i Ekonomisë

Protesta e studentëve, 12 vendimet që mori Fakulteti i Ekonomisë

341
0
Shares

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë dalë me 12 vendime pas gjithë këtyre ditëve të protestës së madhe.

Në një fletë, ata kanë shënuar me imtësi si do të procedojnë me protestat e tyre dhe një lloj zgjidhje që i japin situatës të krijuar.

Vendimet

1- Mospagimi i tarifave të shkollimit deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.

2- Shtyrjen e sezonit për shkak të situatës së krijuar dhe afatit të procedurave për bursa për studentët e FEUT-së.

3- Transparenca e çdo veprimi financiar të buxhetuar dhe faktit të Fakultetit të Ekonomisë.

4- Me daljen e kuadrit ligjor stafi akademik i FEUT shpreh gatishmërinë për të rivlerësuar cilësinë e portofolit të tyre akademik

5- Vlerësimi i performancës në mësimdhënie nga studentët në fund të çdo semestri dhe kërkimet shkencore të pedagogëve, publikimi i ture online dhe regjistrimi i leksioneve.

6-Rikonstruksioni dhe bërja funksionale e sallave laboratorike.

7- Zerimi i tarifave të brendshme (Listë notash, vërtetimesh) për studentët aktivë

8-Pasurimi i bibliotekës me 150 tituj të rinj për pedagogë dhe studentë brenda 3 muajve

9-Mundësimi i praktikave nga fakulteti për studentët të cilët nuk e sigurojnë dot individualisht.

10- Nisja procedurave për projektin e ndërtimit të Kampusit Universitar bazuar tek premtimet i kryeministrit.

11- Transparenca për procedurat e përzgjedhjes nga programet e Erasmus për pedagogë dhe studentë

12- Nisja e një plani veprimi për plotësimin e kërkesave të studentëve që varen nga dekanati.

Studentët kanë hyrë në ditën e 15 të protestës, ndërkohë që bojkoti do të vijojë deri në marrjen e përgjigjes për plotësimin e kërkesave të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY