Rikthimi i opozitës në Parlament, Spaho: Ka vetëm një arsye

Rikthimi i opozitës në Parlament, Spaho: Ka vetëm një arsye

116
0
Shares

Opozita vendosi që të rikthehet në parlament ditën e enjte, duke shpëtuar mandatet.

Në Konferencën e Kryetarëve, pas mbarimit të saj, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho tregoi se pse opozita kishte marrë këtë vendim.

Ai tha se opozita nuk është kthyer në Kuvend për marrëdhënie normale por për studentët.

“Ne s’jemi kthyer në Kuvend për marrëdhënie normale, por mbështesim kërkesat e studentëve. Zërin e tyre do të paraqesim atje,” është shprehur ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit të PS, Taulant Balla i cili e ka  përshëndetur rikthimin e opozitës në Kuvend ku foli për reformën zgjedhore.

Të votojmë sëbashku reformën zgjedhore. Duke ditur se do riktheheshit, e depozituam sot në Kuvend ta miratojmë sëbashku të enjten ose të premten,” tha Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY