Studenti i kërkon deklaratë me shkrim, Rama i prerë: Mos e do...

Studenti i kërkon deklaratë me shkrim, Rama i prerë: Mos e do me noter? Harroje të ta jap

472
0
Shares

Kanë kaluar më shumë se 2 orë dhe Kryeministri Edi Rama ende ndodhet në takimin me studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Kryeministri nuk ka harruar as të bëjë batuta dhe as të ngrejë zërin dhe tonin në shumicën e përgjigjeve të tij.

Teksa një student i shprehu se nuk ka besim tek fjalët e tij, Rama nuk i kurseu një përgjigje të egër dhe të prerë.

Studenti: Ju thoni që jeni dakord për 8 pikat, dhe thoni ok ok kudo. Po ne si t’iu besojmë që ju do ti zbatoni ato? Bëni një deklaratë me firmë që keni filluar të merreni me to qe ne t’iu besojmë.

Rama: Deklaratë harroje të të jap unë ty. Skam pse te te jap ty deklaratë. Te ka dhënë babi ty deklaratë me shkrim për të të plotësuar kërkesat? Këto e ke dëgjuar tek ata që të mesojnë të flasesh keshtu, jo ty por të gjithë ata të tjerët. Dashke deklaratë me shkrim,jo o mos e do me noter.. 

Kryeministri në vijim të përgjigjes të tij, theksoi që do të merrte masa për përgjysmimin e tarifës, duke i thënë studentit se nëse nuk i përgjysmohej në 50% atëherë do ketë të drejtë të mos besojë më tek qeveria.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY